Green Clay Mask

3500 L

Maska me argjilë të gjelbër është formuluar posaçërisht për lëkurë të yndyrshme, miks dhe problematike. Falë mikroelementeve aktive, ajo parandalon plakjen qelizore, lufton aknet dhe komedonet nënlëkurore, ngushton poret dhe ka veprim të fuqishëm anti-inflamator.

Vetitë kryesore

  • Lufton aknet, komedonet dhe elementët inflamatorë

  • Rregullon prodhimin e sebumit

  • Jep efekt matte dhe uniform

  • Ndriçon pigmentimet dhe shenjat e post-aknes

  • Qetëson skuqjet dhe irritimet

  • Pastron dhe ngushton poret

  • Përshpejton rigjenerimin e indeve

  • Tonifikon dhe stimulon prodhimin e kolagjenit

  • Përmirëson elasticitetin dhe butësinë e lëkurës

  • Zbut rrudhat dhe ul ndjesinë e fryrjes (edemës)

    Mënyra e aplikimit

    1. Pastroni mirë fytyrën.

    2. Aplikoni një shtresë të barabartë të maskës në lëkurë dhe lëreni të veprojë për 10–15 minuta.

    3. Mos e lini maskën të thahet plotësisht – nëse ndjeni tërheqje, spërkatni tonik ose ujë termal, ose lagni duart për ta mbajtur të freskët.

    Përdorim:

    • 1–3 herë në javë.

    • Mund të përdoret pas peeling-ut me acide AHA ose enzima për pastrim më të thellë dhe përthithje më të mirë të përbërësve aktivë.

    • Mund të aplikohet lokalisht në zona problematike, komedone ose shpërthime inflamatore.

    E përshtatshme për:

    • Lëkurë të yndyrshme, miks dhe problematike – për përdorim të rregullt.

    • Lëkurë të thatë, normale dhe të ndjeshme – gjatë periudhave me shpërthime ose irritime.

Add to Wishlist

Wishlist Icon Add to Wishlist

Wishlist Icon The product is already in your wishlist! Browse Wishlist