Përbërës aktivë
-
Kalamina – than në mënyrë të kontrolluar aknet, ul skuqjen dhe kruarjen, parandalon formimin e elementeve të rinj inflamatorë.
-
Kamfor & Vaj çaji (Tea Tree Oil) – kanë veti të fuqishme antibakteriale dhe antiseptike, ulin irritimin dhe qetësojnë inflamacionet.
-
Niacinamide (Vitamina B3) – rregullon sekretimin e sebumit, minimizon poret, qetëson inflamacionin dhe ndriçon njollat pas aknes.
-
Acid salicilik, Zink PCA & Glukonolakton – pastron thellë poret, lufton bakteret që shkaktojnë aknet, eksfolion butësisht qelizat e vdekura, zbut strukturën dhe zbeh njollat.
-
Acid azelaik – redukton shpërthimet e reja, lufton aknet dhe ndihmon në ndriçimin e pigmentimeve dhe shenjave pas inflamacionit.
